11:14 / E Martë, 12 Mars 2019 / indeksADMonline

Haradinaj: Paratë e pashpenzuara për festimin e pavarësisë do t’i kthehen buxhetit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se për 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës janë shpenzuar vetëm 175 mijë euro  dhe parat e tjera të pashpenzuara do t`i kthehen buxhetit, njofton Indeksonline.

Haradinaj tha se pas diskutimeve në publik për shpenzimet e bëra ka kërkuar një raport të auditimit.

 “Kostoja e shpenzimeve është rreth 175 mijë euro. Parat nuk janë ndarë më shumë , të gjitha te tjerat kthehen në buxhet. Unë kam kërkuar një auditim me pa të vërtetet pa asnjë paragjykim”, tha ai.

Ai ia bëri me dije deputetëve të Kuvendit se personeli që ka në Kryeministri, nuk janë vetëm të Aleancës apo të PDK-së por ka edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Haradinaj lavdëroi diskutimin e thirrur për këtë çështje, duke shtuar se kjo është një praktikë e mirë për të kërkuar përgjegjësi nga Qeveria./Indeksonline/