13:53 / E Martë, 27 Mars 2018 / indeksADMonline

Haradinaj pas daljes së Listës Serbe nga Qeveria: Nuk kam plan me dhanë dorëheqje (Video)

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka folur pas ngjarjeve të djeshme që rezultuan me arrestimin e zyrtarit serb Marko Gjuriq, veprim ky i cili qoi Listën Serbe të dal nga Qeveria e Kosovës.

Haradinaj në një konferencë për shtyp, ka thënë se është e pa kuptueshme dalja nga Qeveria për shkak të një aksioni i cili është mbështetur në ligje, raporton Indeksonline

“Edhe e pakuptueshme dalja e Listës Serbe nga Qeveria e Kosovës nga qeveria, sepse kemi të bëjmë më një akt që Policia thjeshtë e ka zbatu një rregull. Dorëheqje nuk e kam plan me dhanë, punën e kam plan me vazhdu, ata qe kanë plan partneritetin i shprehi punë të mbarë. Veprimi i djeshëm nuk ka qene kundër zyrtarëve, komunave, ministrave, apo qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Haradinaj. /Indeksonline/