15:59 / E Enjte, 20 Korrik 2023 / S Z

Haradinaj pas takimit me mediat e shoqërinë civile: Po kalojmë situatë të rrezikshme, kërkohen hapa të guximshëm

Kryetari i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit me mediat dhe shoqërinë civile, ka thënë se Kosova po kalon një situatë të rrezikshme dhe se kërkohen hapa të guximshëm dhe veprime konkrete.

“Gjatë një diskutimi shumë transparent, konstatuam edhe njëherë që gjendja në vend që nga shpallja e pavarësisë, nuk ka qenë më keqe se sa kjo tani. Kjo situatë e krijuar kërkon hapa të guximshëm dhe veprime konkrete, bashkërisht”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Po kalojmë në një situatë të rrezikshme, kërkohen hapa të guximshëm dhe veprime konkrete

Sot, në kuadër të ciklit të diskutimeve me kategoritë e ndryshme shoqërore, në Kuvendin e Kosovës takuam përfaqësuesit e mediave dhe të shoqërisë civile.

Gjatë një diskutimi shumë transparent, konstatuam edhe njëherë që gjendja në vend që nga shpallja e pavarësisë nuk ka qenë më keqe se sa kjo tani. Kjo situatë e krijuar kërkon hapa të guximshëm dhe veprime konkrete, bashkërisht.

Ne si Aleancë e çmojmë rolin e mediave dhe të shoqërisë civile për sensibilizimin shoqëror, para një situate ku Kosova është e sanksionuar nga aleatët kryesorë të pavarësisë tonë.

Do të vazhdojmë edhe me sektorë të tjerë në mënyrë që të dalim nga kjo bllokadë që po kalon vendi, për ta nxjerrur Kosovën nga sanksionet dhe izolimi.