13:51 / E Martë, 27 Mars 2018 / indeksADMonline

Haradinaj për aksionin e djeshëm: Ishte vetëm zbatim i ligjit (Video)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas përfundimit të Mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, në një konferencë për media ka thënë se vendimi për ndalimin e Gjuriqit ka qenë nga Ministria e Punëve të Jashtme, të cilët kanë ndaluar hyrjen në Kosovë të drejtorit për Zyrën e Kosovës nga Qeveria e Serbisë, Marko Gjuriq për 72 orë.

Sipas tij, Gjuriq nuk e ka respektuar këtë vendim, duke hyrë gjatë kësaj periudhe brenda territorit të Kosovës. Haradinaj thotë se në këtë mënyrë edhe është dashur që të veproi rendi.

Ai tha se i gjithë ky operacion është monitoruar nga kryetari i Qeverisë.

“Ministria e Jashtme ka marr vendim, e ka anuluar vizitën që Gjuriq pra të mos hynte hynte në Kosovë për 72 orë, pra pas kësaj periudhe nuk e ka pasur të ndaluar. Në këtë mënyrë, pasi ai nuk e ka respektuar vendimi, është dashur të aktivizohet rendi. Sigurisht, kryetari i Qeverisë ka qenë në monitorim të gjendjes. Nuk është gjendja e një porosie tjetër, por është zbatimi i ligjit dhe nuk na është lënë tjetër veçse zbatimi i ligjit deri në përfundim të ditës. Sikur të vinte pas 72 ore, ai do kishte hyrë pa problem në Kosovë”, ka thënë Haradinaj./Indeksonline/