19:09 / E Hënë, 06 Maj 2019 / indeksADMonline

Haradinaj për ditëlindjen e nënës: Një jetë plot dhimbje shqiptare që ka me u rrëfy ndër breza!

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka uruar nënën e tij për ditëlindjen e radhës, derisa në llogariën e tij në Instagram ka publikuar edhe një fotografi.

“Me Nanën, sot në ditëlindjen e saj. Një jetë plot dhimbje shqiptare që ka me u rrëfy nder breza!”, ka shkruar ai krahas fotografisë, transmeton Indeksonline.