12:40 / E Martë, 22 Shtator 2020 / indeksADMonline

Haradinaj për dosjet e reja: “Si me m’pru bakllavë o ka m’doket”

OVL e UÇK-së ka treguar se janë dërguar përsëri dosje të Gjykatën Speciale.

Kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucati, u shpreh se në këto dosje përmenden figura të njohura.

Ndërsa, nënkryetari Nasim Haradinaj ka thënë se nuk e kanë lajmëruar Policinë e Kosovës për dosjet e reja.

Haradinaj u shpreh se ardhja e dosjeve të reja atë po e gëzon.

“Si me m’pru bakllavë o ka më doket, pse me thirrë na policinë”, ka thënë ai në konferencë shtypi ku u bë e ditur se në OVL të UÇK-së kanë arritur dosje të reja.