21:30 / E Hënë, 07 Maj 2018 / indeksADMonline

Haradinaj për Postën: A t’i vendosim drynin e ta bankrotojmë?

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në një intervistë ka folur rreth gjendjes aktuale të Postës dhe Telekomit, për të cilën ka thënë se operon në gjendje shumë të vështirë.

Sipas tij, shpëtim është ulja e pagave të punëtorëve.

“Qeveria është aksionar e Postës dhe Telekomit. Gjitha kompanitë publike i kam vizitu dhe vlerësu gjendjen. Posta operon shumë vështirë. Telekomi është drejtu gabim dhe është drejt bankrotimit. Nuk duam të lënë në bankrotim, ndërkohë edhe ulja e pagës është propozu 40% pra mund të jetë edhe 20%. Por, për me e shpëtu gjendjen por edhe punëtorët duhet me i ule pagat”, tha Haradinaj në Klan Kosova, transmeton Indeksonline.

Ndërkaq, sa i përket të punësuarve, Haradinaj ka thënë se nuk është faji i punonjësve për bankrotim, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, nuk ka shumë opsione për shpëtimin e kësaj ndërmarrje.

“S’kanë faj ata që janë punësu, iu është ofru puna kanë hy. Disa e kanë mësu punën edhe pse s’po them se është mirë është gabim, por në Kosovë vazhdimisht ka qenë kësisoj. Ne ende s’kemi mendu për numrin e të punësuarve por si një nga masat pa i prekë punëtorët është ndërprerja e shërbimeve abuzive s’po di cilat krejt, por edhe ajo e uljes së pagave, është një prej çështjeve. Po dëgjojë se po thonë s’bënë me i ulë pagat. Po çfarë me bë pra,- t’i vendosim drynin të bankrotojë. Pra duhet të ndalet treni i bankrotimit të kompanisë”, tha Haradinaj./Indeksonline/