10:14 / E Premte, 23 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj për reduktimet e rrymës: Zhgënjyese dhe e patolerueshme sjellja e KEDS dhe KEK

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka quajtur zhgënjyee dhe të patolerueshme sjelljen e KEDS-it dhe KEK-ut në ditët e para të dimrit të cilët po aplikojnë reduktime të ashpra të energjisë elektrike në tërë vendin.

Haradinaj e ka quajtur  të papranueshme që KEDS dhe KEK nuk janë në gjendje të realizojnë detyrat e tyre, transmeton Indeksonline.

Ai ka thënë se drejtuesit e tyre e kanë obligim që të sigurojnë energji elektrike.

Me poshtë postimi i plotë:

Zhgënjyese dhe e pa tolerueshme sjellja KEDS dhe KEK në ditët e para të dimrit, duke i shtyrë qytetarët të përballen me reduktime të ashpra të energjisë elektrike.

I papranueshëm fakti, që KEDS dhe KEK nuk janë në gjendje t’i realizojnë detyrat e veta.

Menaxhmenti i KEDS dhe KEK duhet ta dinë se Qeverisë së Kosovës dhe qytetarëve të saj nuk u intereson se cili njësit është funksional e cili jo dhe as nuk i intereson se cili është çmimi i energjisë në tregun ndërkombëtarë.

Drejtues të KEK dhe KEDS e kanë për obligim dhe janë të thirrur të sigurojnë energji elektrike për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Nuk pranojmë asgjë më pak!./Indeksonline/