23:41 / E Shtunë, 25 Gusht 2018 / indeksADMonline

Haradinaj për sëmundjen e McCain: Kosova i bashkohet lutjeve të familjes së tij

Senatori republikan amerikan, John McCain, ka ndërprerë trajtimin kundër kancerit të trurit, 13 muaj pas zbulimit të sëmundjes, ka njoftuar familja e tij.

Për sëmundjen e senatorit ka thënë disa fjalë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, transmeton Indeksonline.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se populli i Kosovës është me mendje pranë mikut amerikan dhe i bashkohet lutjeve të familjes së tij.

Më poshtë postimi i Haradinajt:

Asnjëherë nuk do ta harroj takimin e parë me heroin e ShBA-së, senatorin John Mccain, në vitin 1999. Me brengat për humbjet që sjell lufta, pata mbetur i shtangur kur heroi amerikan më pyeti posa më pa: “Ëhat can I do for you young man?”.

Ndonëse i habitur nga pyetja aq e drejtpërdrejt, i kërkova ndihmë në lirimin e shqiptarëve që ende mbaheshin të burgosur në Serbi. Senatori McCain shkoi në Beograd dhe kjo ishte tema e parë e takimeve të tij me zyrtarët serbë.

Ishte privilegj të takosh një njeri të madh si McCain. Populli i Kosovës është me mendje pranë mikut amerikan dhe i bashkohet në lutje familjes së tij. /Indeksonline/