Haradinaj për vdekjen e senatorit amerikan: Kosova humbi mikun e çmuar
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në një postim në facebook ka shprehur pikëllimin e tij për vdekjen e senatorit amerikan, John McCain.
Haradinaj e ka vlerësuar senatorin amerikan si mik të çmuar të Kosovës, dhe hero të Amerikës.
Postimi i plotë:
Familja humbi të dashurin e vet, Amerika Heroin, kurse Kosova mikun e çmuar, pa të cilin rrugëtimi ynë drejt lirisë dhe shtetkrijimit do të ishte më i vështirë.
Fitues në luftë dhe në paqe, luftëtar i madh për të drejtatve njeriut dhe ligjvënës i pashoq.
Lamtumirë mik i Kosovës, John McCain. Pusho i qetë!