08:17 / E Martë, 23 Prill 2019 / indeksADMonline

Haradinaj për vdekjen e të riut nga Mitrovica: Të hetohen saktë rrethanat e incidentit

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka shprehur pikëllimin e tij për vdekjen e të riut nga Mitrovica.

Ai njëherit ka bërë thirrje të hetohen saktë të gjitha rrethanat e këtij incidenti, transmeton Indekosnline.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

I pikëlluar me lajmin për vdekjen e të riut Visar Behrami nga shembja e objektit në Mitrovicë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit. Iu bëj thirrje institucioneve relevante të hetojnë saktë të gjitha rrethanat e këtij incidenti dhe të çojnë para drejtësisë shkaktarët e tij.

RH