20:19 / E Shtunë, 23 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Haradinaj për vizat: U thash sot ambasadorëve, pse po na mbani të izoluar

(I plotësuar)- Kryeministri Ramush Haradinaj, edhe njëherë ka përsëritur qëndrimin e tij për  liberalizimin e vizave.

Ai thotë se vizat i ka marr me seriozitet që nga ardhja  e tij në Qeveri.

Haradinaj thotë se qëndron prapa asaj që kufiri është gabim dhe së kufiri është në Qakorr.

“Unë që në fillim e kam marr seriozisht çështjen e liberalizimit të vizave, është e drejtë e jona është e drejtë që na është refuzuar. Janë disa njerëz që mendojnë se kufiri është i gabuar, në mesin e tyre edhe unë. Kufiri gjithë jetën ka qenë në Qakorr. Unë  po punoj për vizat, jam i angazhuar më se shumti për to, jam i gatshëm të gjejmë zgjidhje, të  kryhet liberalizimi. Edhe në takimin e sotëm me ambasador kur ra fjala për izolimin, ju thash po pse po na mbani të izoluar, pse nuk po na jepni vizat, një prespektivë për qytetarët e vendit” ka thënë Haradinaj.

Ai nuk ka dhënë një afat të caktuar se kur do liberalizohen vizat, por që është i angazhuar që sa më shpejtë të përfundoi ky proces.

………………………………………………..

 

(I plotësuar)- Ai ka akuzuar qeverisjen e mëparshme duke thënë se nuk punoi mjaftueshëm. Por kryeminsitri tregoi tri vërejtje që po i bëhen qeverisë së tij.

“I kam tri vërejtje tani në qeverisje: nuk ka shumë femra, numri i madh i zëvendësministrave dhe rritja e pagave. Nuk e kam bërë rritjen për vete, e kam bërë për integritetin, nuk dua të shoh integritet të cënuar”, ka theksuar Haradinaj.

“E kuptojë që numri i madh i zëvendësministrave është për kritikë, tash së fundmi edhe ngritja e pagave por nuk e kom bë për veti, e kam bë për të mirën e institucionit ku unë punojë. Nuk varna nga pagat kam edhe një shtëpi me qira. Ekzistojnë edhe arsye të tjera që vlejnë të merren parasysh për këtë rritje. Kam edhe të ardhura të tjera, por që po të mos kishte, rroga e kaluar s’do t’i mjaftonte. S’mundem gjithqysh me dal, obligona për një kravatë, një këmishë”, thotë ai.

……………………………………..

(I plotësuar)- Kryeministri Ramush Haradinaj tha se Kosovën e ka marr në gjendje të rëndë, sidomos në energji e shëndetësi.

“Në energji kemi pas një trend negativ por është kthyer gjendja, kemi mundësuar ta nxjerrim Kosovën nga kolapsi energjetik. Jemi në punë e sipër me Trepçën, e 2018-ta do të jetë vit i tij”, ka thënë tutje Haradinaj.

Sa i përket termocentralit “Kosova e Re”, ai ka theksuar se është bërë shumë punë ndër vite për një kontratë të tillë, transmeton Indeksonline.

“Për fat mbërrijta të përmbyll këtë marrëveshje, ka pasur vështirësi deri në arritjen e marrëveshjes, por ajo u kry, bashkëpunëtori është shumë serioz, kompania është një prej seriozeve që ka mundur të ardh në Kosovë. Ka shumë lajme të mira gjatë 100 ditëve, por ky është më i madhi”, ka theksuar Haradinaj.

Sipas tij, Kosova nuk është më vetëm në hartën e vendeve me krizë, por ka ndryshuar gjendje, është në listen e vendeve që po përparojnë.

…………………………………………………….

Haradinaj jep detaje nga takimi me ambasadorët

(I plotësuar)- Kryeministri Ramush Haradinaj me tutje tha se ai ruan marrëdhëniet e sinqerta që ka me miqtë e Kosovës.

Sipas tij, është një raport i hapur dhe i sinqertë me të gjithë ndërkombëtaret.

I pyetur për takimin me ambasadorët, Haradinaj ka thënë se  ata kanë kërkuar takim dhe se ky i ka pritur.

Kërkese e tyre e pastër thotë se ka qenë  ndalja e procesit të shfuqizimi i ligjit për Specialen.

“Kanë kërku takim, unë i prita. Ishte takim me kërkesë të pastër,  me ndalë procesin e shfuqizimit të ligjit për Gjykatën Speciale.  Unë i pranova kërkesën, por ua shpjegova pozicionin e Kosovës. Një vend sovran që merr vendime të cilat nëse Kuvendi i miraton, atëherë edhe Qeveria i mbështetë” ka thënë Haradinaj.

Haradinaj thotë se e kupton shqetësimin e ndërkombëtarëve pasi ata përkrahin vendin, por që edhe Kosova është vend sovran që merr vendime./Indeksonline/

(I plotësuar)- Haradinaj ka thënë se një amandamentim i ligjit, sidomos kthimi i selisë në Kosovë do të ishte korrekte, sepse tregon se Kosova ka qëndrim.

“Nuk e kam bërë këtë matje sa është mirë apo keq, situata buron prej kërkesave dhe një vendim i tillë na obligon jo sanimin e pasojave, por zbatimin e ligjeve të Kuvendit. Kushtetuta ka paraparë këto mundësi, është mirë të ruhet një dozë respekti për këtë ligj”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri ka thënë se kur u votua ka qenë parimore dhe vendi doli me nder e krenari, transmeton Indeksonline.

………………………………………

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka sqaruar mbrëmjen e djeshme ku u tentua të zhbëhet ligji për Gjykatën Speciale.

Ai në televizioni publik tha se ato ngjarje do të ndikojnë në imazhin e Kosovës dhe do të kenë pasojat e veta, transmeton Indeksonline.

Ja një pjesë e fjalimit të tij:

Ka një kohë që ekziston një qëndrim i deputetëve për specialen, ishte një kordinim që të bëhet zhbërja e ligjit pas votimit të buxhetit.

Kërkesa e deputetëve u definua si anulim i ligjit paraprak për Specialen, që spjegon dhe rregullon ekzistimin e gjykatës, por ajo kërkesë nuk arriti të vije në seancë plenare.

Ne si AAK kemi votuar atë kohë kundër gjykatës duke pasur parasysh se Kosova ka kaluar nëpër drejtësinë ndërkombëtare. Rrespektuam inciativën e deputetëve, por ne i obligohemi vendimeve të zgjedhura, por zhbërja nuk ndodhi.

Duhet të lejojmë parlamentin të marr vendime për vendin dhe e respektoj këtë.

është një kërkesë legjitime ka 43 deputetët që e kërkojnë dhe është i respektueshëm, ne i respektojmë këto nisma, të zgjedhurit e marrin vendimin në emrin e popullit.

Ky veprim ka pasojat e veta, nuk është pa pasoja, por edhe gjykata është barrë e rëndë për Kosovën.

Një situatë e tillë e nxjerr Kosovën një monstrum ligjor, ka pasur dikur gjykatë për krejt Jugosllavinë, por tani kjo është vetëm pë Kosovë dhe na nxjerr në pozitë të vështirë.

Do të jetë vështirë të mbahet presioni ndërkombëtarë, me titujt që dalin nëpër media, por një pjesë e spektrit politik në Kosovë nuk po e kupton këtë. Mediat botërore dhe jo vetëm ato miqësore do të shkruajnë dhe kjo nuk do të ndikoj mirë. /Indeksonline/