18:04 / E Martë, 07 Gusht 2018 / indeksADMonline

Haradinaj për vizitë në Shqipëri

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nesër viziton Bashkinë e Vlorës, gjatë të cilës do të zhvillojë një sërë aktivitetesh.

Ai me këtë rast do të takohet me kryebashkiakun Dritan Leli, do të vizitojë Monumentin e Pavarësisë, si dhe do të vendosë kurora lulesh pranë varrit të Ismail Qemalit.

Haradinaj do të vizitojë edhe Muzeun Historik dhe atë të Pavarësisë në Vlorë, thuhet në njoftimin e kabinetit të Qeverisë së Kosovës.

Agjenda e Haradinajt:

ORA:  11:00 – 11:30-Vizitë në Bashkinë e Vlorës, takim me kryebashkiakun, Dr. Dritan Leli;

ORA: 11:30 – 11:40- Vizitë Monumentit të Pavarësisë;

ORA:  11:50 – 12:00-Vendosja e kurorave me lule pranë varrit të Ismail Qemalit;

ORA: 12:10 – 12:30- Vizitë në Muzeun Historik;

ORA: 12:40 – 12:55- Vizitë në Muzeun e Pavarësisë;.