11:10 / E Diele, 11 Mars 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Përjetë mirënjohës për protestën e 11 marsit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar sot 37 vjetorin e demonstratës së studentëve të Universitetit të Prishtinës, kundër shtypjes së ushtrisë jugosllave.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Haradinaj thotë se 11 marsi ishte demonstratë e fuqishme, e cila do masivizohej në lëvizje popullore, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i tij:

11 marsi ishte demonstrata më e fuqishme, e cila do të masovizohej në lëvizje popullore. Sot, kujtojmë guximin e vizionin dhe nderojmë veprën e secilit student të Universitetit të Prishtinës, që 37 vjet më parë, mposhtën frikën duke i dhënë shpirt e drejtim kauzës sonë për liri.

Mirenjohës përjetë!