11:42 / E Diele, 02 Tetor 2022 / MSH

Haradinaj përkujton djalin e heroit Shkëlzen Haradinaj

Ish-komandanti i UÇK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar Shqipdonin, djalin e heroit Shkëlzen Haradinaj, në 15 vjetorin e vdekjes së tij.

Haradinaj ka postuar në Instagram një fotografi të Shqipdonit, duke i vendosur një mbishkrim prekës.

“Pesëmbëdhjetë vjet duke jetuar në mall dhe kujtime për ty Shqipdon!” shkroi Haradinaj.

Shqipdon Haradinaj humbi jetën pas plagëve të marra nga goditja e një autobusi.

Ngjarja ndodhi 15 vite më parë, para shtëpisë së Haradinajve, në Gllogjan./Indeksonline/