18:44 / E Diele, 06 Maj 2018 / indeksADMonline

Haradinaj përkujton vëllain : Sot e kemi një Luan, 20 vjeçar në të njëjtën rrugë por me mision të ri (Foto)

Është mbajtur Akademia Përkujtimore e rënies heroike të Dëshmorit të Kombit, Gjeneral Major, Luan Haradinaj.

Ndër njerëzit e shumtë që kanë përkujtuar sot Luan Haradinajn është edhe njëri prej vëllezërve të tij, deputeti Daut Haradinaj.

Haradinaj me publikimin e një fotografie bashkë me nipin e tij, Luanin, ka përkujtuar rënien e gjeneralit, Luan Haradinaj, transmeton Indeksonline.

Në fushën e nderit ra një Luan, tash e kemi një Luan 20 vjeçar, thuhet ndër të tjerash nga Daut Haradinaj.

Postimi i plotë:

Para 20 viteve ra në fushen e nderit një Luan, tash e kemi edhe një Luan 20 vjeçar në të njejtën rrugë por me mision të ri.
DH