09:12 / E Martë, 11 Shtator 2018 / indeksADMonline

Haradinaj përkujton viktimat e 11 shtatorit: Në çdo kohë, me aleatët tanë strategjikë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka përkujtuar viktimat e sulmit të 11-shtatorit të vitit 2001.

Haradinaj ka thënë se Qeveria e Kosovës me nderim përkujton të gjithë viktimat që humbën jetët e tyre, duke bashkëndjerë me SHBA-të, transmeton Indeksonline.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Në 17-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001, mbi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Qeveria e Kosovës me nderim përkujton të gjithë viktimat që humbën jetët e tyre, duke bashkëndjerë me SHBA-të, popullin dhe qeverinë amerikane dhe me të gjithë ata që anembanë botës e përjetuan rëndë këtë sulm mbi lirinë dhe demokracinë. Në luftën kundër terrorit dhe në mbrojtje të jetës, ne jemi bashkë, në çdo kohë, me aleatët tanë strategjikë! Zoti e bekoftë Amerikën, Kosovën dhe dy popujt tanë!

RH