22:56 / E Martë, 10 Korrik 2018 / indeksADMonline

Haradinaj përmbyll ditën në Londër me Rita Orën (Foto)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po qëndron për vizitë në Londër, ku po merr pjesë në një samit.

Në fund të ditës, Haradinaj ka përmbyllur agjendën me një takim që realizoi me yllin botëror me prejardhje nga Kosova, Rita Ora.

Haradinaj në një postim në Facebook falënderoi Ritën që preku majat e suksesit në botë, duke mos harruar rrënjët.

Më poshtë postimi i Haradinajt:

Përmbyllje e mirë e një dite pune konstruktive në Londër.

Takim miqësir me kosovaren më të famshme, Rita Oran, që ngjyrave të flamurit tonë i ka dhënë shkëlqimin më të mirë.

Rita përmes muzikës ka bërë më shumë se gjithë ne, e ka ndërkombëtarizuar Kosovën.

Ambasadores së nderit, të shpallur sot e tri vite më parë, i dhurova Hyjneshën në Fron të gravuar në filigran për ta nderuar dhe për t’i përçuar mesazhin e gjithë shqiptarëve: Faleleminderit që të kemi.

Faleminderit që, përkundër që preke majat e suksesit në botë, nuk i harrove rrënjët tua!

Our golden Rita Ora. Thank You! /Indeksonline/