11:15 / E Diele, 17 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Haradinaj: Populli ynë ka paguar çmim, kemi të drejt të punojmë për shtetin tonë

Është  duke u mbajtur ceremonia solemne e Kuvendit të Kosovës në nder të Pavarësisë së Kosovës.

I pari që mbajti fjalim ishte kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, transmeton indeksonline.

Ai ritheksoi rëndësinë e kësaj dite, duke shtuar se shqiptarët gjithmonë kanë kontribuar në Ballkan.

Tutje, Haradinaj tha se jemi të interesuar për marrëveshje me Serbinë.

Për më shumë lexojeni fjalimin e plot të Ramush Haradinajt.


Sot është një ditë qe ne te gjithë e ndjekem rrugëtimin tonë për liri e 11 vjet shtet, reflektojmë e njëkohësisht i urojmë njëri-tjetrit se e kaluara jonë na konfirmon se kemi pas të drejtë ne përpjekjet tona për liri, në 17 shkurt 2008 por edhe sot në konsolidimin e shtetit tonë, shqiptarët në Ballkan janë popull qe kanë dhënë e kontribuar. Edhe sot janë kontribuues të paqes e stabilitetit edhe ne do të punojmë për marrëdhënie të mira me fqinjët e te gjithë, jemi të interesuar për një marrëveshje ligjore me shtetin fqinjë, Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti e bekoftë shtetin shqiptar./Indeksonline/