23:11 / E Mërkurë, 31 Janar 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Presim që edhe 5 vendet e mbetura të BE-së ta njohin Kosovën

Gjatë intervistës me gazetarin e famshëm, Tim Sebastian, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur edhe në lidhje me Malin e Zi.

Sipas tij, pavarësisht problemeve me Demarkacionin, Kosova ka lidhje të mira me Malin e Zi.

“Ne jemi në komunikim të mirë me Malin e Zi . Për fat të keq, demarkacioni lidhet me liberalizim të vizave”.

Haradinaj më tej ka thënë se ai pret që vendet e BE-së ta njohin Kosovën.

“Ne po presim që edhe pesë vendet e mbetura të BE-së ta njohin Kosovën. Sfidat tona po grumbullohen, ndërsa flamuri i Kosovës nuk është në Bruksel. Ky është një realitet”.