07:40 / E Hënë, 02 Tetor 2017 / indeksADMonline

Haradinaj pret në takim organizata për personat e zhdukur

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në takim Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe të gjitha organizatat që merren me çështjen e të zhdukurve.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe ambasadori britanik Ruari O’Connell, raport Ekonomia Online.

Përgjegjësitë, fushëveprimi, rregullat dhe procedurat e punës të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur janë të përcaktuara me Ligjin për Persona të Zhdukur, dhe me Rregulloren për punën e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur të vitit 2012.

Në kuadër të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur funksionon Njësia e  Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, e cila shërben për të organizuar, bashkërenduar, zhvilluar dhe mirëmbajtur aktivitetet e nevojshme për punën e Komisionit.