22:57 / E Mërkurë, 31 Tetor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj pret nesër në takim delegacionin e deputetëve të Parlamentit të Gjermanisë

Kryeministri i vendit pritet që nesër të marr pjesë në Konferencën e organizuar nga Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës “FSK dhe Partnerët”.

Konferenca mbahet në sallën e mbledhjeve në MFSK me fillim nga ora 09:00.

Tutje duke nis nga ora 11:00, Haradinaj do të jetë në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë për të bërë homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit. Agjenda e nesërme e Haradinajt vazhdon me pjesëmarrjen e tij në një ngjarje publike me moton “Roli i Prindërve në Arsimimin e Fëmijëve”, organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) dhe GIZ.

I pari i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj gjithashtu do të pres në takim delegacionin e deputetëve të Parlamentit gjerman. Takimi fillon në ora 14:30./Indeksonline/