14:45 / E Enjte, 19 Korrik 2018 / indeksADMonline

Haradinaj pritet me tortë për të kremtuar lajmin e mirë për vizat

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas lajmit për raportin pozitiv të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave, ka vizituar sot Odën Ekonomike të Kosovës.

Gjatë këtij takimi ku biseduam për mundësitë e mira që do i sjellë liberalizimi i vizave bizneseve të vendit, u kremtua edhe lajmi i djeshëm i Komisionit Evropian.

Ai në Odën Ekonomike të Kosovës nga u prit me një tortë që kishte figurën e Bashkimit Evropian.

Haradinaj së bashku me kryetarin e ri të Odës Eknomike, Berat Rukiqin priten tortën për të festuar lajmin e mirë për Kosovën.

Ndryshe, gjatë këtij takimi Haradinaj premtoi se do ndihmoi OEK për të rritur parametrat në ekonomi, si dhe për të vazhduar partneritetin me sipërmarrësit dhe bizneset.

“Liberalizimi i vizave, qytetarëve të Kosovës ua lehtëson jetën, dhe veçanërisht është lajm i mrekullueshëm për bizneset në vend.

Në vizitën e sotme në Odën Ekonomike të Kosovës, rikonfirmova përkushtimin e Qeverisë për të rritur parametrat në ekonomi, si dhe për të vazhduar partneritetin me sipërmarrësit dhe bizneset.

Bizneseve në vend me ndërtimin e termocentralit “Kosovës së Re” u garantohet stabilitet energjetik. Poashtu, kemi ndërmarrë hapa konkret në përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore që na lidhë me shtetet fqinje e më gjerë. Komunave u kemi siguruar hapësirë të veçantë për zona ekonomike. Kurse, politikat fiskale i kemi ndër më të mirat në rajon.

Ekonominë po e orientojmë drejt partnerëve tanë strategjikë dhe me lëvizjen e lirë në vendet e BE-së do të fuqizohen lidhjet ekonomike me Europën. RH”, ka deklaruar Haradinaj./Indeksonline/