12:01 / E Hënë, 29 Janar 2018 / indeksADMonline

Haradinaj priti në takim lamtumirës ambasadoren e Finlandës, Anne Huhtamaki



Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim lamtumirës ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamaki.

Haradinaj ka falënderuar ambasadoren Huhtamaki për përkrahjen e dhënë në avancimin e të gjitha proceseve në Kosovë.

Duke shprehur përkushtimin e Qeverisë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit, kryeministri Haradinaj theksoi kontributin e ambasadores Huhtamaki në avancimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Finlandës, në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.

Ambasadorja e Finlandës, Anne Huhtamaki, falënderoi kryeministrin Haradinaj për bashkëpunim, gjatë shërbimit në Kosovë, thuhet në komunikatën për media./Indeksonline/