07:03 / E Hënë, 14 Maj 2018 / indeksADMonline

Haradinaj që në mëngjes mbledh të gjithë zëvendësministrat

Me fillim nga ora 07:00 është paralajmëruar të fillojë takimi i kryeministrit, Ramush Haradinaj me zëvendësministrat e qeverisë së tij.

Takimi është konfirmuar nga Qeveria e Kosovës, përderisa Haradinaj pritet të flasë lidhur me raportet e dorëzuar nga vetë zv/.ministrat për punën e tyre në ministritë përkatëse, raporton Indeksonline.

Ditë më parë Haradinaj ka pranuar shumicën e raporteve të kërkuara përderisa duhet përkujtuar që në Qeverinë e Kosovës janë të punësuar mbi 80 zëvendësministra, numri i më i madh që ka pasur ndonjëherë ndonjëra prej qeverive të vendit./Indeksonline/