75 Mall Live Search
17:14 / E Mërkurë, 31 Janar 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Rënia e tre heronjve ishte humbje e madhe për ushtrinë tonë (Foto)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë me rastin e 21 vjetorit të rënies së tre heronjve Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu  se 31 janari kur ranë heronjtë, është vështirë të prezantohet se cka ndodhi atë ditë.

“Shqiptarët e robëruar bënin angazhime, plane për të organizuar luftën për liri, në të njëjtën kohë jo të gjithë e kuptonin momentin historik që e legjitimonte forcën e ushtrisë. Zahiri ka qenë prijës i shumë ushtarëve, unë kam dëgju nga shumë ushtarë fjalë për të. Rënia e tyre ishte mirë e realizuar nga kundërshtarët”, ka thënë Haradinaj, raporton Indeksonline.

Sipas tij, rënia e dëshmorëve ishte shumë e rëndë për ushtrinë tonë dhe humbje e madhe.

“Për fat ashtu sic ata ishin vet, nuk sollën dëshpërim te populli i Kosovës, por mundësuan që nga rënia e tyre të kemi rikthimin e shumë djemve në shtëpi. Nga pikëpamja ime shqiptarët janë popull me fat kudo që jetojnë sepse në kohërat e vështira, dëshmorët arritën të nxjerri projekte të pakrahasueshme, kur të gjithë i shihnin si të parealizueshme”, ka thënë tutje Haradinaj.

Ai ka theksuar porjketi i lirisë nuk është një e arritur në 1999 apo 2008 dhe se është mirë të mendohet sfida për dekadat e ardhshme.

“Lavdi heronjve që i kujtojmë sot, përgëzime për shtatoren në Podujevë, na priftë e mbara gjthmonë”, ka përfunduar kryeministri Haradinaj. /Indeksonline/