75 Mall Live Search
16:08 / E Mërkurë, 03 Janar 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Rinia jonë meriton të jetë e sigurt dhe të aftësohet në mënyrë dinjitoze

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka zhvilluar sot një takim me Ministrin e Arsimit, Shyqyri Bytyqi.

Me këtë rast ia ka deklaruar se përmirësmi i cilësisë së arsimit, është nevojë imediate, transmeton Indeksonline.

Haradinaj ka thënë se fokusimi në arsim do të jetë i vazhdueshëm dhe gjithnjë do të ketë përkrahjen e Qeverisë.

Ky është postimi i plotë:

Përmirësimi i cilësisë së arsimit, në të gjitha nivelet, është nevojë imediate dhe mu për këtë, ditën e parë të punës së vitit 2018 e fillova në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

U pajtuam që duhet shtuar dinamizmi i punës përgatitore për testin PISA 2018 dhe që rritja e sigurisë në shkolla duhet të jetë e menjëhershme.
Lufta ndaj ekspozimit dhe përdorimit të narkotikëve nga fëmijtë mbetet mision i ynë. Rinia jonë meriton të jetë e sigurtë dhe të aftësohet në mënyrë dinjitoze.

Fokusimi në arsim do të jetë i vazhdueshëm dhe gjithnjë do ta ketë përkrahjen e Qeverisë.

RH