18:07 / E Enjte, 27 Shtator 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: SHBA partner strategjik dhe afatgjatë i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar takim me  Senatorin, James Inhofe, në Washington.

Krahas raporteve politike, Haradinaj ka vlerësuar edhe bashkëpunimet dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e ekonomisë.

Për këtë ai ka njoftuar se ka theksuan përkushtimin e Kosovës për të qëndruar krah SHBA-ve, si partner strategjik dhe afatgjatë.

Ky është postimi i plotë:

Marrëdhënia politike dhe ekononike ndër vite e Kosovës me ShBA-të është avancuar falë angazhimit të miqve tanë.

Një nga ta është edhe Senatori James Inhofe me të cilin sot zhvilluam një takim pune në Ëashington.

Senatorit Inhofe i kërkova të vazhdojë mbështetjen për Kosovën, në konsolidimin e brendshëm të vendit dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtarë dhe, ritheksova përkushtimin e Kosovës për të qëndruar krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si partner strategjik dhe afatgjatë./Indeksonline/.