11:42 / E Premte, 08 Qershor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj shpalosë të gjeturat në fushën e rendit dhe ligjit (Video)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në interpelancën për luftimin e krimit dhe korrupsionit të thirrur në LVV para deputeteve ka shpalosur raportin i cili ka përmbledhur të gjitha të dhënat në lidhje me sundimin e ligjit dhe rendit.

Haradinaj ka thënë se në këtë dokument gjenden të gjitha të gjeturat e institucioneve të rendit dhe ligjit, duke përmendur Policinë, Doganën, Gjyqësorin, Prokurorinë, Agjencinë Anti -korrupsion e të tjera, raporton Indeksonline.

I pari i Qeverisë ka thënë se gjendja e rendit dhe ligjit nuk është e kënaqshme në Kosovë, por që po punojnë në atë drejtim.

“Në këtë dokument janë të gjeturat e takimeve në të cilat kanë marr pjesë dogana, policia, prokuroria, gjyqësori, e të tjera. Këto takime kanë ndodh, 7 prej tyre kanë raportuar për punën e saj secila veç e veç. Ky dokument nuk është në shqip, është në gjuhën angleze. Arsyeja është sepse ka qenë në kohën e aplikimit për viza. Në këtë raport, që se shpejti do tua sjell, janë të dhënat precize për punën që po e bënë Qeveria për rendin dhe ligjin. Ky raport nuk është për ta mashtruar opinionin e as Bashkimin evropian. Është pasqyra reale e gjendjes në vend. Nuk është e kënaqshme e di, por është sfide për Kosovën, veçanti luftimi i llojeve të krimit dhe korrupsionit. Fokusimi jonë ka qenë më i ndihmu këto institucione të rendit dhe ligjit të ushtrojnë punën e tyre, të pavarura dhe të pandikuara. Nuk po them me u mburrë, por në krahasim me qysh ka qenë, sot është Kosovë tjetër”, ka thënë Haradinaj./Indeksonline/