11:15 / E Diele, 10 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Haradinaj shpreh ngushëllimet për vdekjen e Preniqit

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka shprehur ngushëllimet e tij me rastin e vdekjes së Kryesuesit të Kuvendit Komunal të Obiliqit, Adem Preniqit.

Haradinaj ka thënë se Preniqi ishte një akvitisit i “pandalur” dhe vdekja e tij është humbje për familjen dhe miqtë.

Lexoni më poshtë postimin e plotë të Haradinajt:

Me dhembje mora lajmin për vdekjen e Adem Preniqit, kryesues i Kuvendit Komunal në Obiliq, një njeriu të urtë dhe punëtori të palodhshëm. Ishte aktivist i pandalur në shërbim të komunitetit dhe qytetarëve.

Vdekja e tij është humbje për familjen dhe miqtë, por edhe për institucionin ku veproi.

U shpreh ngushëllime më të dashurve të tij dhe e ndaj pikëllimin me ta.

Le të krenohen me Ademin!

I qoftë i lehtë dheu i Atdheut!