13:56 / E Premte, 23 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj siguron ambasadorët e Quint-it se situata është e qetë, u thotë se taksa nuk hiqet

Pak më parë Indeksonline raportoi për takimin e Kryeministrit Ramush Haradinaj me ambasadorët e Quint-it.

Haradinaj përmes një shkrimi në facebook ka treguar se me ambasadorët dhe shefen e Zyrës së BE-së kanë diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë.

I pari i vendit i ka siguruar se situate politike dhe e sigurisë në vend është e qetë, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Në takim me ambasadorët e vendeve të Quint-it dhe shefen e Zyrës së BE-së, diskutuam për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe i sigurova se situata politike dhe e sigurisë në vend është e qetë. Qeveria po i vazhdon agjendat shtetërore, duke garantuar funksionimin e ligjit e rendit, si dhe është e përkushtuar në ruajtjen e qetësisë publike dhe sigurinë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Deklaratat për të ashtuquajturën krizë humanitare në Veri të vendit janë propaganda, të pavërteta dhe të papranueshme për realitetin në vend. Qytetarëve të vendit, pa dallim përkatësie etnike, nuk do ju mungojë asnjë produkt bazik ushqimor e mjekësor. Vendimi për masën prej 100% për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina do të mbetet në fuqi deri në realizimin e objektivave të Qeverisë së Republikës së Kosovës./Indeksonline/