13:53 / E Martë, 27 Mars 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: S’jemi në rend të zgjedhjeve! (Video)

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është pyetur se cilat janë hapat e radhës së qeverisë së tij pasi Lista Serbe veçse ka bërë të ditur largimin nga kjo qeveri. Ndër të tjerash Haradinaj është pyetur se a ekziston mundësia e zgjedhjeve në këtë kohë.

Haradinaj ka theksuar se nuk është rendi i zgjedhjeve.

“S’jemi në rend të zgjedhjeve, nëse u intereson kjo, për të tjerat jemi këtu”, ka thënë ai.

Gjithashtu Haradinaj ka shtuar se dje dhe sot ka marrë përkrahje të deputetëve të shumtë, grupeve parlamentare.

“Kam marrë përshëndetje prej shumë deputetëve, grupeve parlamentare, përkrahje dje dhe sot. Pra nuk ka rend të zgjedhjeve dhe as ramje të qeverisë. Kjo nuk na bën më të lumtur dhe shpresoj që Lista Serbe të reflektojë pasi veprime te njëanshme dhe shkëputja e bashkëpunimit nuk janë zgjidhje. Zgjidhja e vetme është bashkëpunimi në Kosovë, si në jug si në veri. Kam qenë i përkushtuar për integrimin e qytetasve të gjithë vendit”,ka përfunduar Haradinaj.

Duhet përkujtuar që pak më parë përfaqësues të Listës Serbe kanë bërë të ditur se tashmë largohen nga Qeveria e Kosovës pas zhvillimeve të djeshme në veri të vendit./Indeksonline/