14:10 / E Mërkurë, 23 Shtator 2020 / indeksADMonline

Haradinaj-Stublla po punon me të madhe për liberalizimin e vizave, Greqia ia konfirmon mbështetjen

Greqia i ka konfirmuar kryediplomates kosovare, Haradinaj-Stublla mbështetjen për liberalizimin e vizave.

Kjo është konfirmuar në një videokonferencë me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.

Në këtë takim virtual është diskutuar edhe për marrëveshjen e Uashingtonit.

“Në kuadër të sesionit të 75-të të UNGA, mbajta sot një videokonferencë me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.

Homologu grek ma konfirmoi mbështetjen e madhe të Greqisë në përmbylljen e liberalizimit të vizave për Kosovën, duke theksuar nevojën e bashkëpunimit të gjerë rajonal politik dhe ekonomik, për të ruajtur qëndrueshmërinë e paqes dhe stabilitetit dhe fuqizuar perspektiven eurointegruese të rajonit.

Me ministrin Dendias biseduam edhe për marrëveshjen e Uashingtonit, që i hapë rrugë marrëveshjes finale të njohjes reciproke në kufijtë ekzitues dhe që respekton rendin kushtetues e karakterin unitar të Republikës së Kosovës.

Me homologun grek theksuam nevojën e thellimit të marrëdhënieve tona dypalëshe, duke thelluar edhe më tej dialogun praktik që kemi me Greqinë” thuhet në njoftimin e ministres së Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla./Indeksonline/