10:00 / E Martë, 01 Dhjetor 2020 / M. M

Haradinaj-Stublla takoi ambasadorin Joern Rohde, vlerëson të nevojshme përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde, me të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit politike në vend.

Në këtë takim, të shvilluar pasditën e djeshme, ministrja Haradinaj-Stublla shprehu përkushtimin e Kosovës për avancimin e agjendës evropiane, duke e vlerësuar si shumë të nevojshme përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë.

Displaying DSC_1134.jpg


Shefja e diplomacisë kosovare shprehu përkushtimin e saj për të përmbushur sa më shpejt çështjet për të cilat kanë rënë dakord me homologun e saj gjerman, Heiko Maas, gjatë vizitës në Berlin muajin e kaluar, ndër të cilat është edhe përshpejtimi i procedurës së njohjes së patentëshoferëve midis Gjermanisë dhe Kosovës.

Displaying DSC_1132.jpg

Të fundit