12:59 / E Martë, 22 Shtator 2020 / indeksADMonline

Haradinaj -Stublla takoi shefin e misionit belg në Prishtinë, ritheksoi kërkesën për përmbylljen e liberalizimit të vizave

Ministrja Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, ka pritur sot në një takim shefin e misionit të Zyrës ndërlidhëse të Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, Jean-Louis Servais.  

Haradinaj-Stublla edhe në këtë takim ka ritheksuar kërkesën për përmbylljen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, si e drejtë për lëvizje të lirë.  

“Ritheksova kërkesën tonë për institucionet drejtuese të BE-së dhe shtetet anëtare të saj që të përshpejtojnë përmbylljen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, si edhe u dakorduam për fillimin e konsultimeve politike bilaterale me Belgjikën në nivel të ministrive të Jashtme”, tha ministrja Haradinaj-Stublla.