75 Mall Live Search
12:20 / E Enjte, 15 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj-studentëve: Nuk kemi çështje të hapura me Serbinë për territore, dialogojmë vetëm për njohje!

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj sot ka mbajtur një ligjëratë para studentëve të Fakultetit Filozofik, ku ka folur për shumë çështje.

Ai në mesin e këtyre çështje ka folur edhe për dialogun me Serbinë, duke theksuar se nuk po bëhet dialog për territore por për njohje reciproke në mes të dy shteteve.

“Ne kemi nevojë për dialog, unë jam për dialog me Serbinë për shkak se hjekja e temave nga tavolina bëhet në disa forma, qysh e dimë është shumë i zoti e bënë ligjin vet e negocion një mes. Atë sa jem të zotë e kemi vërtetu në 99-tën, tani është koha me i zgjedh çështjen e hapura por ne nuk kem çështje të hapura me Serbinë për territore, por është pranimi ose njohja reciproke” ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, për çështjen e liberalizimit të vizave është duke u bërë një punë dinamike, shkruan Indeksonline.

“Qeverisja që e udhëheq nuk është perfekte, ka vërejtje. Jemi në angazhim me punë. Për liberalizimin e vizave janë me punë dinamike, nuk jemi tërhequr” ka thënë Kryeministri i vendit.

Ndryshe, sa i përket arsimit Haradinaj ka thënë ky sektor duhet të avancohet dhe për këtë po punojnë edhe si qeveri./Indeksonline/