10:38 / E Mërkurë, 10 Tetor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj takohet me ambasadorët e Quint-it, jep lajmin për vizat

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim me ambasadorët e Quint-it dhe shefen e BE-së në Kosovë.

Ata janë pajtuar se vendi është duke ecur në rrugën e duhur për marrjen e liberalizimit të vizave dhe se lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe menaxhimi efektiv i migrimit duhet të jenë prioritare.

“Përkrahja e shteteve mike nuk ka munguar asnjëherë dhe së bashku po punojmë në realizimin e synimeve tona për konsolidimin dhe fuqizimin e shtetit drejt të ardhmes sonë euro-atlantike”, ka deklaruar Haradinaj. /Indeksonline/