13:03 / E Martë, 12 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Haradinaj takohet me ambasadorin Kosnett: Marrëdhënia Kosovë- Amerikë e pacenueshme

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj sot gjatë ditës ka zhvilluar një takim me ambasadorin amerika, Philip Kosnett.

Haradinaj dhe Kosnett bashkëbiseduan për intensifikimin e angazhimeve të përbashkëta në fuqizimin e Kosovës, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, marrëdhënia e ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Amerikës është e pacenueshme, pa marrë parasyshë dallimin eventual në opinione.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Kosova mbetet e vendosur në ruajtjen e miqësisë dhe përherë besnike ndaj aleatit të saj strategjik, ShBA-së. Në takim të rregullt pune me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, bashkëbiseduam për intensifikimin e angazhimeve të përbashkëta në fuqizimin e Kosovës në të gjitha aspektet dhe avancimin e agjendës euro-atlantike të vendit tonë. Marrëdhënia e ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Amerikës është e pacenueshme, pa marrë parasyshë dallimin eventual në opinione.

RH