14:08 / E Premte, 02 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Haradinaj takohet me Ministren e Mbrojtjes së Maqedonisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim Ministrën e Mbrojtjes së Maqedonisë, Radmila Shekerinska.

Haradinaj përmes një statusi në facebook ka njoftuar se me ministren Shekerinska kanë biseduar për avancimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore në fushën e sigurisë si dhe mbështetje në përmbushjen e synimeve, raporton Indeksonline.

“Me Ministren e Mbrojtjes së Maqedonisë, Radmila Shekerinska, biseduam për avancimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore në fushën e sigurisë dhe premtuam mbështetje reciproke në përmbushjen e synimit për anëtarësim në NATO të Kosovës dhe Maqedonisë. Paqja, stabiliteti dhe siguria janë interes i përbashkët rajonal.RH” ka shkruar kryeministri Haradinaj./Indeksonline/