Haradinaj takon ambasadorin e BE-së në Kosovë, flasin për procesin zgjedhor të 9 shkurtit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin e BE-së në Kosovë, Aivo Orav.
Në takim, Haradinaj foli rreth procesit zgjedhor të 9 shkurtit dhe hapave të mëtejshëm drejt integrimit evropian.
“Takimi me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Aivo Orav, konfirmoi edhe një herë rëndësinë e partneritetit tonë me BE-në. Mes tjerash, me Ambasadorin bashkëbiseduam rreth procesit zgjedhor të 9 shkurtit dhe hapave të mëtejshëm drejt integrimit evropian. Kosova ka nevojë për mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian në rrugëtimin tonë të përbashkët. Vlerësoj angazhimin e BE-së në forcimin e demokracisë dhe institucioneve tona, duke qenë se proceset zgjedhore të besueshme janë tregues i pjekurisë sonë politike dhe aspiratave evropiane”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.