18:41 / E Martë, 27 Mars 2018 / indeksADMonline

Haradinaj takon Bulliqin, fillon përgatitjet për shënjimin e kufirit në tërë Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka paralajmëruar se do krijohet një trupë e përbashkët politike-teknike e cila do përpilojë një strategji shtetërore për shënimin e kufirit në tërë Kosovën.

Ky vendim u morë gjatë takimit të rregullt të Haradinajt me Komisionin Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit,  transmeton Indeksonline.

“Në vazhden e takimeve të rregullta me Komisionin Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit, u dakorduam që të krijohet një trupë e përbashkët politike – teknike dhe të përpilohet një strategji shtetërore për shënimin e kufirit në tërë Kosovën. Bashkëpunimi me Komisionin Shtetëror do të thellohet edhe më tutje”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./Indeksonline/