09:16 / E Enjte, 17 Janar 2019 / indeksADMonline

Haradinaj takon kryeshefin e KOSTT-it, flasin për stabilitetin energjetik

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim kryeshefin e KOSTT-it, Ilir Shala, me të cilin ka diskutuar për ruajtjen e stabilitetit energjetik në vend.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka premtuar se qeveria do të mbështes veprimet e këtij operatori, transmeton Indeksonline.

“Në takim me kryeshefin ekzekutiv të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike (KOSTT), Ilir Shala, diskutuam për hapat e mëtutjeshëm për ruajtjen e stabilitetit energjetik në vend. Qeveria e Kosovës do të mbështesë veprimet e këtij mekanizmi dhe pavarësinë e tij, në funksion të mirëmbajtjes së rrjetit të transmisionit”, ka shkruar Haradinaj. /Indeksonline/