16:19 / E Diele, 30 Shtator 2018 / indeksADMonline

Haradinaj takon njerëzit e tij të afërt, thonë se në kohën më të afërt këto janë tri sfidat kryesore të Kosovës

Pas kthimit nga Amerika, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka vendosur që të takojë njerëzit e tij të afërt.

Haradinaj gjatë takimit të sotëm me deputetët Muharrem Nitaj dhe Daut Haradinaj e miq të tjerë kanë bërë të ditur për tri sfidat kryesore të Kosovës që do të realizohen në kohën më të afërt, transmeton Indeksonline.

Nitaj duke ngritur lartë punën e Haradinajt ka thënë se sfidat janë: Interpoli, Ushtria dhe liberalizimi i miave.

Duhet shtuar se gjatë muajve të ardhshëm pritet lajm i mirë për Kosovën në Interpol. Kështu së paku është paralajmëruar nga të parët e vendit që deklaruan se janë bërë të gjitha përgatitjet.

Postimi i plotë:

Në kafen e parë në fundin e javës me Kryeministrin Haradinaj, pas vizitës në SHBA. Ai plot besim se Kosova është në rrugën e duhur që bashk me partnerēt strategjikë të përmbyllë procesin e shtetndërtimit dhe të hapë kapitullin e integrimit në BE dhe në strukturat euro-atlantike!

Ne të inkuruajuar me qartësinë e tij dhe me miqtë e Kosovës!

Interpoli, Ushtria dhe liberalizimi i vizave, janë sfidat e radhës! Sa shumë punë është bërë! Ju lumtë Kryeministër!

MN