11:22 / E Premte, 27 Prill 2018 / indeksADMonline

Haradinaj takon Serwer: Këshillat e miqve amerikanë, të vlefshme për politikën tonë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim analistin Daniel Serwer.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se këshillat e miqve amerikanë janë të vlefshëm për politikën e vendit.

“Kënaqësi ta takoj analistin për çështjet e Europës Juglindore dhe të Kosovës në veçanti, Daniel Serwer. Me ekspertin amerikan të politikave të Ballkanit, bashkëbiseduam për proceset që po i kalon Kosova në rrugëtimin e saj euro-atlantik dhe për politikat e BE-së për zgjerim. Këshillat e miqve amerikanë janë të vlefshme për politikën tonë”, ka shkruar Haradinaj. /Indeksonline/