10:16 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj takon Shpend Ahmetin, flasin për punët e bëra nga Komuna e Prishtinës

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka shkuar për një vizitë pune në Komunën e Prishtinës.

Në këtë takim, ai është pritur nga i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti mr të cilin do të diskutojnë për punët që janë bërë në kryeqytet që nga përpilimi i listës së përbashkët të detyrave, që patën dalë nga takimi i tyre i parë.

Sipas Haradinajt, që nga takimi i parë i përbashkët Qeveri-Prishtinë ka pasur një rezultat të mirë, nga i cili ka dalë edhe Ligji për Prishtinën dhe janë dakorduar për kryerjen e disa punëve të tjera, siç është edhe Unaza e Prishtinës, projekt ky i rëndësishëm për kryeqytetin.

Me këtë rast, Haradinaj i ka dhënë Ahmetit një listë të detyrave./Indeksonline/