17:47 / E Martë, 23 Janar 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Taksapaguesit e mëdhenj kanë rol kyç në fuqizim të shtetit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar sot komunën e Ferizajt dhe bizneset që veprojnë aty.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se Taksapaguesit e mëdhenj kanë rol kyç në fuqizim të shtetit.

Kryeministri ka premtuar se Qeveria e Kosovës do të jetë në përkrahje dhe stimuluese e vazhdueshme e bizneseve kosovare.

Ja postimi i Haradinajt:

Taksapaguesit e mëdhenj kanë rol kyç në fuqizim të shtetit.

Sot vizitova kompaninë HIB Petrol, e cila ka 1000 të punësuar dhe tash e sa vite i prinë listës së taksapaguesve gjigantë të Kosovës, duke i kontribuar buxhetit të shtetit me mbi 80 milionë euro.

Qeveria e Kosovës do të jetë në përkrahje dhe stimuluese e vazhdueshme e bizneseve kosovare. /Indeksonline/