11:49 / E Enjte, 01 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Të pakompromis për rend dhe ligj

Kryeministri i vendit, Ramush Hardinaj ka theksuar se janë të pakompromis për rend dhe ligj.

Sipas tij sistemi i drejtësisë është në rrugë të mirë, që të konsolidohet në përputhje me rendin demokratik, kërkesat e qytetarëve dhe proceset integruese euro-atlantike, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i plotë:

Të pakompromis për rend dhe ligj!

Në frymën e përkushtimit për sundimin e ligjit dhe të rendit, sot do të shqyrtojmë paketën e ligjeve që fuqizojnë, në vazhdimësi, gjyqësorin. Sistemi i drejtësisë është në rrugë të mirë, që të konsolidohet në përputhje me rendin demokratik, kërkesat e qytetarëve dhe proceset integruese euro-atlantike. Vetëm duke siguruar një sistem të pavarur, kredibil dhe profesional të drejtësisë në Kosovë, ne mund ta forcojmë shtetin e së drejtës. Në këtë rrugëtim do të jemi të pakompromis!

RH