75 Mall Live Search
11:15 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

Haradinaj: Projektet e kryeqytetit do t’i përkrahim

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka vizituar sot Komunën e Prishtinës, ku është pritur nga kryetari, Shpend Ahmeti.

Me këtë rast Haradinaj ka deklaruar se kanë biseduar për shumë çështje që bien mbi domenin e punës së kryeqytetit.

“Të gjitha detyrat si produkte i kemi kryer si Qeveri, por gjatë zbatimit kemi ende detyra, pasi ministritë do të kenë përgjegjësi gjatë kryerjes së punës. Edhe për unazën u gjetën disa veprime që do t’i ndërmarrë Qeveria. Temat e kryeqytetit do t’i përkrahim. Falënderoj kryetarin për këto tema të cilat do të jenë me ne”, ka thënë Haradinaj.

“Gjithë këto tema kanë buruar nga Prishtina, është meritë e kryetarit, e marrim një pjesë që e kemi kryer ne, por temat që i kemi këtu janë nga kryetari. Më me panik kam qenë për Ligjin për Prishtinën, sepse ka qenë një temë si tabu, e pas kësaj teme kam fituar një vetëbesim edhe për kryerjen e detyrave të tjera .Duhet të gjejmë një formulë të financimit të së ardhmes”, ka përfunduar Haradiaj./Indeksonline/