10:14 / E Shtunë, 31 Mars 2018 / indeksADMonline

Haradinaj thërret mbledhje urgjente, çfarë pritet të vendos?

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka thirrur sot mbledhjen e rregullt të Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

Haradinaj këtë e ka bërë në bazë të kompetencave Kushtetuese dhe ligjore, transmeton Indeksonline.

Pas mbledhjes do të ketë konferencë për media.

Ndryshe, Haradinaj pas zhvillimeve të fundit politike i ka kërkuar lirim të menjëhershëm nga posti shefit të AKI-së, Driton Gashit dhe Ministrit të Punëve  të Brendshme, Flamur Sefaj ku dihet se  këta të fundit dhanë urdhër për arrestimin e gjashtë shtetasve truq (gylenistë) nga Kosova. /Indeksonline/