20:17 / E Mërkurë, 04 Korrik 2018 / indeksADMonline

Haradinaj thërret në mbledhje Këshillin e Sigurisë së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thirrur mbledhjen e rregullt të Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

Në këtë mbledhje pritet që Këshilli i Sigurisë së vendit, të diskutojë për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend, transmeton Indeksonline.

Nuk është bërë e ditur ora e fillimit të kësaj mbledhje vetëm se janë ftuar mediat të jenë në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës në ora 09:00, pasi do të ketë konferencë për media pas përfundimit./Indeksonline/